“E ka rreh krimin në stupc në Minitri të Bujqësisë”- Fermerë me vlerësime të larta për ministrin, Faton Peci!

Ministri i Bujqësisë njëherësh kandidat për deputet nga radhët e partisë “Guxo”, Faton Peci, ka zhvilluar një takim me fermerë. Peci iu tha të pranishmëve se të njëjtit i kanë kontribuar sigurisë nacioanle për shkak se sigurimi i produktit elementar siç është gruri është siguri nacionale. “Jemi në një pozicion që prej që keni qenë

Jan 25, 2025 - 19:00
 0  8
“E ka rreh krimin në stupc në Minitri të Bujqësisë”- Fermerë me vlerësime të larta për ministrin, Faton Peci!
“e-ka-rreh-krimin-ne-stupc-ne-minitri-te-bujqesise”-fermere-me-vleresime-te-larta-per-ministrin,-faton-peci!

“e-ka-rreh-krimin-ne-stupc-ne-minitri-te-bujqesise”-fermere-me-vleresime-te-larta-per-ministrin,-faton-peci!

Ministri i Bujqësisë njëherësh kandidat për deputet nga radhët e partisë “Guxo”, Faton Peci, ka zhvilluar një takim me fermerë.

Peci iu tha të pranishmëve se të njëjtit i kanë kontribuar sigurisë nacioanle për shkak se sigurimi i produktit elementar siç është gruri është siguri nacionale.

“Jemi në një pozicion që prej që keni qenë fermerët e fundit në rajon sot jeni fermerët më të përkrahur në rajon në kategorinë e subvencioneve. Ju i keni kontribu sigurisë nacionale për shkak se sigurimi i produktit elementar siç është gruri mes të tjerash është siguri nacionale” tha Ministri Peci.

Ndërsa njëri nga fermerët e pranishëm u shpreh me konsiderata të larta për Ministrin Peci.

Ai tha se i njëjti e ka ‘rreh krimin në stupc’ në Minitri të Bujqësisë.

“Eshtë kënaqësi me prit një ministër i cili e ka ‘rreh krimin në stupc’ në Minitri të Bujqësisë. Na kemi pas fatin me pas një Ministër të ndershëm që e ka vlerësu shumë këtë punë, edhe sot po e shohim rritjen e rendimentit, bujku që përfiton pa pas nevojë me dhënë gjysmën e stallës” tha njëri nga fermerët e pranishëm.