“E pashë gruan e gjakosur”, dëshmitari tregon momentet e tmerrit nga therja me thikë në Prizren
Një dëshmitar i rastit të rëndë që ndodhi në Prizren, ku një burrë sulmoi me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, ka treguar për momentet e tmerrit që ka përjetuar. Dëshmitari, i cili ka një punëtori pranë vendngjarjes, ka thënë se ka dëgjuar zhurmat dhe piskamat e viktimave dhe është nxituar jashtë. Ai


Një dëshmitar i rastit të rëndë që ndodhi në Prizren, ku një burrë sulmoi me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, ka treguar për momentet e tmerrit që ka përjetuar.
Dëshmitari, i cili ka një punëtori pranë vendngjarjes, ka thënë se ka dëgjuar zhurmat dhe piskamat e viktimave dhe është nxituar jashtë.
Ai ka parë gruan e gjakosur duke bërtitur për ndihmë, tha Afrim Hasani.
“I kam dëgju piskamat dhe zhurmat, kam dal jashtë punëtorisë dhe i pashë banorët në dritare. Në ato momente e pashë gruan e gjakosur duke bërtitur ndihmë. Më pas, kemi ngjitur një kat më lart dhe e pamë edhe vajzën”, ka rrëfyer dëshmitari./Klankosova
