KEK përmbyll me sukses fazën e parë të prokurimit për rehabilitimin e njësisë A3 në TC “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar për përfundimin me sukses të fazës së parë të prokurimit për projektin strategjik “Rehabilitimi dhe modernizimi i njësisë A3 në Termocentralin Kosova A”. Projekti synon rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe zgjatjen e jetës operacionale të njësisë prodhuese. Pas një procesi të hapur dhe transparent


Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar për përfundimin me sukses të fazës së parë të prokurimit për projektin strategjik “Rehabilitimi dhe modernizimi i njësisë A3 në Termocentralin Kosova A”. Projekti synon rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe zgjatjen e jetës operacionale të njësisë prodhuese.
Pas një procesi të hapur dhe transparent, në fazën e parë të kualifikimit janë përzgjedhur tre konsorciume: KEPCO Plant Service & Engineering Co., LTD (Kore e Jugut), HIB Petrol Sh.p.k. në bashkëpunim me NTPC Limited (Indi) dhe LIMAK İnşaat (Turqi).
KEK bëri të ditur se i gjithë procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurimin Publik dhe standardet e transparencës, duke garantuar konkurrencë të ndershme dhe trajtim të barabartë për të gjithë operatorët pjesëmarrës.
