E rëndë në Zvicër! Gjendet e pajetë një grua shqiptare. Arrestohen një zvicerane dhe dy të dyshuar të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë lokal në Buchs, në kantonin e Cyrihut, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, trupi i viktimës u zbulua pak pas mesnatës në një ndërtesë banimi. Ekipet e […] The post E rëndë në Zvicër! Gjendet e pajetë një grua shqiptare. Arrestohen një zvicerane dhe dy të dyshuar të tjerë appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 25, 2025 - 14:00
 0
E rëndë në Zvicër! Gjendet e pajetë një grua shqiptare. Arrestohen një zvicerane dhe dy të dyshuar të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë lokal në Buchs, në kantonin e Cyrihut, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, trupi i viktimës u zbulua pak pas mesnatës në një ndërtesë banimi. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje konfirmuan vdekjen e gruas, ndërsa për momentin nuk janë dhënë detaje mbi shkaqet apo mënyrën se si ka ndodhur krimi.

Në vendngjarje u arrestuan menjëherë tre persona që ndodheshin në banesë: një grua zvicerane 48-vjeçare dhe dy burra zviceranë, përkatësisht 27 dhe 51 vjeç. Autoritetet nuk kanë sqaruar ende arsyen e pranisë së tyre në apartament, si dhe rolin që mund të kenë pasur në këtë ngjarje.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda, në bashkëpunim me policinë kantonale të Cyrihut. Për momentin, motivi dhe rrethanat e vrasjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë bërë me dije se do të japin informacione shtesë pas përparimit të hetimeve.

The post E rëndë në Zvicër! Gjendet e pajetë një grua shqiptare. Arrestohen një zvicerane dhe dy të dyshuar të tjerë appeared first on InfoShqip.com.