Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë

Fermerët francezë që vijojnë të mbajnë të bllokuara disa akse rrugore në jugperëndim të Franca festuan Krishtlindjen në protesta, pas gati dhjetë ditësh mobilizimi kundër mënyrës se si qeveria po menaxhon përhapjen e dermatitit nodular ngjitës te bagëtitë. Në autostradën A64, në jug, protestuesit ngritën një tendë të re rreth 40 metra të gjatë, ku […]

dhjetor 25, 2025 - 14:00
 0
Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë

Fermerët francezë që vijojnë të mbajnë të bllokuara disa akse rrugore në jugperëndim të Franca festuan Krishtlindjen në protesta, pas gati dhjetë ditësh mobilizimi kundër mënyrës se si qeveria po menaxhon përhapjen e dermatitit nodular ngjitës te bagëtitë.

Në autostradën A64, në jug, protestuesit ngritën një tendë të re rreth 40 metra të gjatë, ku mbrëmjen e së mërkurës u mbajt një meshë Krishtlindjeje rreth orës 21:00.

Ceremonia u zhvillua në prani të qindra fermerëve dhe banorëve të zonës, të cilët prej datës 12 dhjetor kanë shprehur mbështetje të vazhdueshme për protestën.

Dhjetëra manifestues u mblodhën për një festë modeste, nën urën e nyjës së autostradës.

Atmosfera u shoqërua me ushqime tradicionale, një stallë të ndriçuar për Krishtlindje, një treg prodhuesish vendas dhe një meshë të planifikuar.

Ndërkohë, ne Pirenejtë Atlantikë, në po të njëjtën autostrade, mesha e mesnatës ishte planifikuar të mbahej në orën 22:30.

Koordinimi Rural 64 njoftoi gjithashtu për një paradë traktorësh në mbrëmjen e së enjtes, si shenjë vijimësie e protestës.

Sipas xhandarmërisë, qarkullimi mbeti i penguar të mërkurën në mëngjes në disa segmente kyçe.

Një nga figurat kryesore të protestës deklaroi pas një takimi me prefektin se fermerët do të vazhdojnë betejën për të ndryshuar rregullat mbi therjen e detyrueshme të bagëtive dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për fermerët e prekur.

“Bëhet fjalë për mbijetesën e fermave tona. Nëse duhet të qëndrojmë këtu një muaj, do ta bëjmë”, tha ai.

Që prej shpërthimit të epidemisë këtë verë në Savojë, shteti francez po mbështetet në tre shtylla për frenimin e virusit, përfshirë therjen sistematike të tufave sapo zbulohet një rast.

Kjo strategji kundërshtohet fort nga sindikata si Koordinimi Rural dhe Konfederata Fshatare, të cilat e konsiderojnë masën disproporcionale.