Edhe Kumanova protestoi, “Drejtësi për Koçanin” (VIDEO)

Në mënyrë paqësore, afro 200 qytetarë, kryesisht të rinjë, nga qyteti i Kumanovës u mblodhën në sheshin e qytetit për të protestuar dhe nderuar viktimat nga tragjedia në Koçan, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në diskotekën “Puls” humbën jetën 59 të rinjë dhe 196 mbetën të plagosur, shkruan Portalb.mk. Pas ndezjeve të qirinjve, […]

Mars 19, 2025 - 02:00
 0  3
Edhe Kumanova protestoi, “Drejtësi për Koçanin” (VIDEO)

Në mënyrë paqësore, afro 200 qytetarë, kryesisht të rinjë, nga qyteti i Kumanovës u mblodhën në sheshin e qytetit për të protestuar dhe nderuar viktimat nga tragjedia në Koçan, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në diskotekën “Puls” humbën jetën 59 të rinjë dhe 196 mbetën të plagosur, shkruan Portalb.mk.

Pas ndezjeve të qirinjve, të rinjtë kanë marshuar rrugëve kryesore të Kumanovës me brohoritjet “Drejtësi për Koçanin”.

Përveç se në Kumanovë, tubime në shenjë proteste ka pasur edhe në Shkup dhe Koçani.

Protestuesit deklaruan që drejtësia patjetër duhet të ketë emër dhe mbiemër, duke theksuar se pa llogaridhënie të qartë, sistemi nuk do të ndryshojë, as nuk do të kthehet besimi te qytetarët.

Gjithashtu, protestuesit dërguan mesazh deri të Ministria për Punë të Brendshme që të ndërpresin, siç thonë, frikësimin përmes kallëzimeve të sajuara, duke theksuar që shprehja e zemërimit në protesta është një reaksion natyrore rreth humbjes së 59 qytetarëve.

Në tragjedinë e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa 196 të lënduar trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka punonte me shumë shkelje dhe parregullsi: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.