Në përkujtim të viktimave të zjarrit në Koçani, qytetarët u mblodhën edhe në Gostivar

Në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, sonte ka pasur organizim në përkujtim të viktimave të tragjedisë që ndodhi në Koçani. Qytetarët kanë dalur të japin mbështetje dhe dhimbje në këto momente të vështira, raporton Gostivarpress, përcjell Portalb.mk. Në shenjë respekti për viktimat e zjarrit në Koçan, në sheshin e qytetit në Gostivar janë mbledhur […]

Mars 19, 2025 - 02:00
 0  4
Në përkujtim të viktimave të zjarrit në Koçani, qytetarët u mblodhën edhe në Gostivar
18.03.25 Protesta në Shkup për tragjedinë e zjarrit në Koçan. Foto nga Fisnik Xhelili Portalb.mk

Në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, sonte ka pasur organizim në përkujtim të viktimave të tragjedisë që ndodhi në Koçani. Qytetarët kanë dalur të japin mbështetje dhe dhimbje në këto momente të vështira, raporton Gostivarpress, përcjell Portalb.mk.

Në shenjë respekti për viktimat e zjarrit në Koçan, në sheshin e qytetit në Gostivar janë mbledhur qytetarët, kryesisht të rinj.

Tubimet kishte edhe në Shkup, Kumanovë, Koçani dhe qytete të tjera.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.