Edhe studente, edhe me mbulesë nuk do të lejohen – drafti për arsimin e lartë ndez polemika
Draft-ligji për arsimin e lartë ka nxitur reagime të forta në komunitetin akademik. Profesori i Universiteti i Tetovës, Arianit Reka, vlerëson se projektligji përmban formulime të paqarta që, sipas tij, The post Edhe studente, edhe me mbulesë nuk do të lejohen – drafti për arsimin e lartë ndez polemika appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Draft-ligji për arsimin e lartë ka nxitur reagime të forta në komunitetin akademik. Profesori i Universiteti i Tetovës, Arianit Reka, vlerëson se projektligji përmban formulime të paqarta që, sipas tij, mund të kufizojnë veshjen mbi bazë bindjeje apo besimi dhe të hapin hapësirë për keqpërdorim.
“Një ligj për arsimin e lartë nuk duhet të hapë derën e diskriminimit, por ta mbyllë atë”, thekson Reka, duke e cilësuar nismën si “arrogancë dhe padrejtësi të paketuar si ligj”, e jo si reformë të mirëfilltë.
Shqetësime serioze kanë shprehur mbi 200 profesorë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti Nënë Tereza dhe Universiteti i Evropës Juglindore. Ata paralajmërojnë se disa zgjidhje të propozuara mund të cenojnë autonominë universitare, veçanërisht përmes krijimit të një “Këshilli Universitar” me kompetenca të zgjeruara dhe me anëtarë të emëruar nga Qeveria.
Profesorët shprehin rezerva edhe ndaj kritereve të reja për avancim akademik, si kërkesa për publikime në revista të indeksuara ndërkombëtare dhe theksimi i H-index-it, duke vlerësuar se këto standarde mund të krijojnë vështirësi për fusha të caktuara shkencore. Po ashtu, ata kundërshtojnë kufizimin e organizimit të studimeve të doktoraturës vetëm për katër universitetet e para të renditura, duke e cilësuar këtë si masë që prodhon pabarazi në sistem.
Komuniteti akademik kërkon rishikim të dispozitave të kontestuara dhe hapjen e një debati të gjerë, gjithëpërfshirës dhe transparent përpara miratimit përfundimtar të ligjit. Gazeta Flaka
The post Edhe studente, edhe me mbulesë nuk do të lejohen – drafti për arsimin e lartë ndez polemika appeared first on Flaka, në çdo lajm... .