Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani në garë për Bashkinë e Tiranës. Kryedemokrati iu shmang pyetjes duke thënë se ka ngarkuar një grup prej tre personash që do të negociojnë me partitë e tjera, për një kandidat të përbashkët të opozitës. […]

shtator 26, 2025 - 14:30
 0
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani në garë për Bashkinë e Tiranës.

Kryedemokrati iu shmang pyetjes duke thënë se ka ngarkuar një grup prej tre personash që do të negociojnë me partitë e tjera, për një kandidat të përbashkët të opozitës.

Në këtë detyrë janë ngarkuar Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

“Kam ngarkuar një grup prej tre personash që do të negociojë me partitë e tjera për emrat. Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti, të cilët do negociojnë me partitë e tjera. Nuk më shkon që të dërgoj për të negociuar dhe nga ana tjetër të them emra. Pasi të bien dakord vjen radha e kandidatëve. Unë nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri pasi është proces“, u përgjigj Berisha.