Edona Llalloshi befasia e këtyre zgjedhjeve, merr mbi 26 mijë vota

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi duket se është shndërruar në njërën nga befasitë më të mëdha të këtyre zgjedhjeve. Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe numri i votave që ka marrë është shumë i lartë në krahasim me disa kandidate tjera të po të njëjtës parti. Edona

shkurt 19, 2025 - 14:01
 0  6
Edona Llalloshi befasia e këtyre zgjedhjeve, merr mbi 26 mijë vota
edona-llalloshi-befasia-e-ketyre-zgjedhjeve,-merr-mbi-26-mije-vota

edona-llalloshi-befasia-e-ketyre-zgjedhjeve,-merr-mbi-26-mije-vota

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi duket se është shndërruar në njërën nga befasitë më të mëdha të këtyre zgjedhjeve.

Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe numri i votave që ka marrë është shumë i lartë në krahasim me disa kandidate tjera të po të njëjtës parti.

Edona Llalloshi ka siguruar plot 26 mijë e 765 vota, duke u renditur kështu e 14 në listën e atyre që morën më së shumti vota në VV.

Këngëtarja iu bashkua partisë me 12 dhjetor të vitit që lamë pas.

Lajmin për aderimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Kurti në rrjetin social Facebook.