Ekspertët: Mungesa e transparencës dhe “copy-paste” po ushqejnë dezinformimin
Në një debat mbi sfidat e medias dhe informimit publik, përfaqësues të organizatave mediatike dhe etikës gazetareske ngritën shqetësime serioze për përhapjen e lajmeve të pasakta dhe manipulimin e opinionit. The post Ekspertët: Mungesa e transparencës dhe “copy-paste” po ushqejnë dezinformimin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në një debat mbi sfidat e medias dhe informimit publik, përfaqësues të organizatave mediatike dhe etikës gazetareske ngritën shqetësime serioze për përhapjen e lajmeve të pasakta dhe manipulimin e opinionit.
Elida Zylbehari nga organizata Metamorfozis theksoi se mungesa e transparencës institucionale është një nga arsyet kryesore që çon në keqinformim.
“Deri te informacionet e pasakta vijmë për shkak të mungesës së transparencës”, deklaroi Zylbehari, duke shtuar se problemet shtohen edhe nga praktikat e “copy-paste” dhe publikimi i informacioneve të paverifikuara apo dezinformimi i qëllimshëm.
Ajo nënvizoi se qytetarët kanë të drejtë të informohen saktë dhe se institucionet duhet të ofrojnë informacione të plota dhe të besueshme, në vend të komunikimeve të pjesshme.
Në të njëjtin emision, Nora Kaliqi nga Këshilli Etik i Mediave theksoi se përhapja e lajmeve të rreme lidhet drejtpërdrejt me mungesën e verifikimit dhe presionin për shpejtësi në publikim.
“Prioritet duhet të jetë saktësia e lajmit dhe jo sa shpejt publikohet”, u shpreh Kaliqi, duke shtuar se më së shumti shkelet neni 1 i Kodit të Gazetarëve, që lidhet me verifikimin e fakteve dhe përdorimin e burimeve të mjaftueshme.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se opinioni publik shpesh manipulohet përmes frikës, veçanërisht në kohë krizash, duke theksuar nevojën për profesionalizëm dhe përgjegjësi më të madhe në raportimin mediatik. Gazeta Flaka
The post Ekspertët: Mungesa e transparencës dhe “copy-paste” po ushqejnë dezinformimin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .