Eksperti i sigurisë: Konflikti Izrael-Iran s’do të zgjerohet, SHBA dhe Rusia do të ndërhyjnë
Njohësi për çështje të sigurisë, Avni Islami vlerëson se konflikti aktual mes Izraelit dhe Iranit nuk do të zgjerohet përtej këtyre dy shteteve dhe se për shkak të interesave të fuqive të mëdha, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, pritet që të përfundojë së shpejti. Ai nënvizon se konflikti është i planifikuar prej


Njohësi për çështje të sigurisë, Avni Islami vlerëson se konflikti aktual mes Izraelit dhe Iranit nuk do të zgjerohet përtej këtyre dy shteteve dhe se për shkak të interesave të fuqive të mëdha, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, pritet që të përfundojë së shpejti.
Ai nënvizon se konflikti është i planifikuar prej kohësh. Ndërsa, thekson se pasojat mes dy vendeve mund të jenë të mëdha dhe mund të përshkallëzohet edhe më tutje, por jo edhe më gjerë.
Islami shprehet i bindur se konflikti do të mbetet i kufizuar vetëm mes Izraelit dhe Iranit dhe nuk do të përfshijë vende të tjera, pavarësisht kërcënimeve të Iranit ndaj SHBA, Britanisë, Francës dhe fqinjëve të Izraelit.
Sipas tij, Rusia dhe ShBA-të, do të ndikojnë që ky konflikt të përfundojë shumë shpejt
“Në momentin kur do të dobësohet edhe ushtarakisht Irani, por edhe ekonomikisht edhe ashtu është i gjunjëzuar për shkak të sanksioneve, nuk pres që kjo luftë të zgjasë zgjas shumë, sepse kjo është shumë e ndjeshme. Dhe këtë kemi të bëjmë me interesa të dy superfuqive. Në njërën anë është Rusia e cila është aleate e ngushtë e Iranit dhe në anën tjetër është Izraeli dhe vendet përreth pra që janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë besoj që këto dy superfuqitë, pra pavarësisht që prekin interesat e të dyja palëve, nëse do të vazhdojë ky konflikt, unë besoj që nuk do të zgjasë shumë dhe do bëhet një armëpushim me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Rusisë”, u shpreh Islami.
Njohësi i sigurisë tutje shton se për shkak të interesave të ShBA-ve dhe Rusisë, kjo luftë do të përfundojë se këto dy vende kanë interesa për njëra, në Rusi, pra Irani është aleati i ngushtë i Rusisë dhe nuk duhet harruar se dronët të cilët i ka përdorë dhe po i përdorë Rusia ndaj Ukrainës janë pikërisht prodhim iranian…Rusia dhe ShBA-të, do të ndikojnë që ky konflikt të përfundojë shumë shpejt.
Ai shtoi se lufta që po zhvillohet është nga distanca, dhe nuk ka gjasa të përfshijë vende të tjera të rajonit apo më gjerë.
“Lufta mes Izraelit dhe Iranit ka qenë e pritshme. Jo vetëm tash, po edhe në të kaluarën, sepse vendi i cili pretendon që të ketë bombë bërthamore siç është Irani, besoj se paraqet një rrezik jo vetëm për vendet fqinje, por edhe prek edhe interesat e shtetasve të mëdha siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për atyre vendet përreth. Prandaj, në këtë rast, lufta e cila po zhvillohet ose sulmet në nga distanca njëra me raketa tjetra e me aeroplan dhe dron tregon për përgatitjen e tyre të lartë ushtarake dhe të njëjtën kohë mendoj se ky konflikt nuk mund të zgjerohet ma tutje, sepse distanca mes dy vendeve, pra ato nuk kufizohen mes veti, mirëpo pasojat mes dy vendit mund të jenë të mëdha dhe kjo mund të përshkallëzohet edhe më tutje në mes tyre dy vendeve, po jo edhe më gjerë”, thotë Islami.
Islami thekson se pavarësisht kërcënimeve të Iranit ndaj SHBA, Britanisë, Francës dhe vendeve fqinje, konflikti do të mbetet në suazat dypalëshe.
“Unë nuk mendoj që rrezikohet një vend tjetër. Ky konflikt do të jetë vetëm mes tyre dy shteteve. Pavarësisht se Irani e kërcënoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së Britanisë së Madhe, por edhe vendet fqinje, por gjithë ato vende të cilat në mënyrë direkte ose indirekte ndihmojnë Izraelin i kërcënoj mirë, por unë mendoj që ky konflikt do të mbetet brenda këtyre dy shteteve dhe lufta do të bahet nga distanca”, tha ai.
Islami shtoi se vetë deklarata e Presidentit Trump, ku i dha një afat prej gjashtëdhjetë ditët që të nënshkruhet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos bëhet pasurimi i uraniumit i cili përdoret për kokat bërthamore, dhe pikërisht në ditën e gjashtëdhjetë e një, kur nuk patën sukses negociatat atëherë Izraeli e sulmoi me aeroplan dhe dron, pra një plan i përgatitur me vite, ashtu siç u deklaruan edhe institucionet e Izraelit.
“Prandaj mendoj që ky konflikt do të mbetet në këto suaza dhe nuk do të zgjerohet”, përfundon Islami.
Kanë kaluar më shumë se 48 orë që kur Izraeli nisi një sulm masiv me dy drejtime kundër Iranit, që synonte shkatërrimin e centraleve bërthamore të vendit dhe rrëzimin e udhëheqjes së tij ushtarake në Teheran.
Irani, i cili u zotua për një “përgjigje shkatërruese” ndaj sulmit, nisi disa valë sulmesh vdekjeprurëse kundër vendeve në të gjithë Izraelin gjatë natës deri të shtunën, me të dyja palët që raportuan vdekje dhe plagosje të shumta.
Nafta kalon mbi 68 dollarë. Sirenat u dëgjuan në Izrael deri të shtunën në mëngjes dhe shpërthime u raportuan në Tel Aviv, Jerusalem dhe Teheran, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit rrezikon ta fusë Lindjen e Mesme në një luftë më të gjerë.
Forcat iraniane lëshuan disa valë raketash drejt Izraelit gjatë natës deri të shtunën. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thanë se shënjestruan qendrat ushtarake dhe bazat ajrore izraelite në sulmet me raketa të premten. Ndërkohë, sistemi i mbrojtjes ajrore i Teheranit ishte aktiv deri në orët e para të së shtunës pas një raundi tjetër sulmesh izraelite, raportuan mediat shtetërore iraniane, shkruan CNN.
Ndërhyrjet dhe dëmet:
Ushtria izraelite pretendoi se ka ndërhyrë në disa nga valët e fundit të raketave iraniane, por ka raportime për njerëz të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave, si dhe shtëpi të shkatërruara ose të dëmtuara. Ekipet e emergjencës po reagonin ndaj predhave të rëna. Shpërthime të forta u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem.
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë vrarë të paktën dy persona, thanë autoritetet izraelite. Një person u vra dhe më shumë se 20 u plagosën pasi një raketë iraniane goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, pak në jug të Tel Avivit. Dhe një grua u vra kur një fragment arme ra në Ramat Gan, gjithashtu pranë Tel Avivit.
I dërguari i Izraelit në SHBA tha më parë se rreth 40 persona ishin plagosur. Në Iran, të paktën 78 persona u vranë në sulmet izraelite, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, tha të premten i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani. Më shumë se 320 persona u plagosën, shumica prej tyre civilë, shtoi ai.
Poashtu, Administrata Trump i kërkon Indisë të heqë dorë nga importet ruse të mbrojtjes
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të premten vonë se Irani kishte “kaluar vijat e kuqe” duke qëlluar qendrat e popullsisë civile dhe u zotua se do të paguante një “çmim shumë të rëndë”. Irani tha se do të intensifikonte sulmet e tij ndaj Izraelit dhe do të synonte bazat rajonale të çdo vendi që përpiqet ta mbrojë atë. Netanyahu e paralajmëroi Iranin të premten se “më shumë sulme janë në rrugë e sipër”.
Të premten në mëngjes, Izraeli nisi një valë sulmesh të paprecedentë ndaj Iranit, duke goditur vendet kyçe në programin bërthamor të vendit, si dhe zonat e banimit në kryeqytetin Teheran dhe duke vrarë disa nga udhëheqësit ushtarakë më të lartë të vendit. Izraeli kishte kërkuar vazhdimisht një opsion ushtarak për të ndaluar programin bërthamor të Iranit.
Të premten tha se Teherani kishte përparuar një “program sekret për të montuar një armë bërthamore” dhe ishte më afër se kurrë që të ishte në gjendje të siguronte një të tillë. Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk po ndërton një bombë dhe se programi i tij bërthamor është për qëllime energjetike. /KP/
