Igli Tare sjell përforcimin e parë te Milani, mbyllet marrëveshja për mesfushorin e talentuar

Samuele Ricci do të jetë blerja e parë e Milanit për sezonin e ri. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshje me Torinon për transferimin e mesfushorit 23-vjeçar, duke paguar një shumë totale prej 25 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset. Në ditët në vijim, Ricci pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet si futbollist […]

qershor 30, 2025 - 17:30
 0  3
Igli Tare sjell përforcimin e parë te Milani, mbyllet marrëveshja për mesfushorin e talentuar

Samuele Ricci do të jetë blerja e parë e Milanit për sezonin e ri. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshje me Torinon për transferimin e mesfushorit 23-vjeçar, duke paguar një shumë totale prej 25 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.

Në ditët në vijim, Ricci pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet si futbollist i Milanit. Mesfushori, i cili ka qenë pjesë edhe e kombëtares italiane nën drejtimin e Luciano Spalletti, shihet si organizatori i ri në repartin ku Milani synon ndryshime të mëdha këtë verë.

Pas përfundimit të Botërorit për Klube, pritet të mbyllet edhe transferimi i Luka Modric nga Real Madridi, raporton ORAinfo.

Ndërkohë, drejtori sportiv Igli Tare vazhdon punën për të sjellë edhe një mesfushor me tipare më fizike, ku objektivi kryesor mbetet Ardon Jashari i Club Brugge, edhe pse belgjianët kërkojnë 35 milionë euro për kartonin e tij.

Ricci ka shtyrë vetë për transferimin te Milani, duke bindur Torinon që të ulë kërkesën nga 30 në 25 milionë euro (23 milionë + 2 milionë bonuse). Zyrtarizimi pritet brenda javëve në vijim. /ORAinfo/