Elezi: Situata në Veri mbetët e brishtë, Hovenier veç se dha paralajmërime

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi,  për FrontOnline, ka thënë për deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, se ajo është në përputhje me shqetësimet e tij për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. ‘’Deklarata e ambasadorit amerikan është në sinkron me ne, sepse situata atje është e vështirë, është e brisht

dhjetor 12, 2024 - 11:00
 0  9
Elezi: Situata në Veri mbetët e brishtë, Hovenier veç se dha paralajmërime
elezi:-situata-ne-veri-mbetet-e-brishte,-hovenier-vec-se-dha-paralajmerime

elezi:-situata-ne-veri-mbetet-e-brishte,-hovenier-vec-se-dha-paralajmerime


Eksperti i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi,  për FrontOnline, ka thënë për deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, se ajo është në përputhje me shqetësimet e tij për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

‘’Deklarata e ambasadorit amerikan është në sinkron me ne, sepse situata atje është e vështirë, është e brisht dhe i ekpozohet problemeve.’’ thotë ai.

Elezi e vlerëson situatën në Veri si të brishtë dhe të ekspozuar ndaj rreziqeve, duke pohuar se ambasadori amerikan ka marrë informacione nga burime të tjera dhe ka dërguar mesazhe për të paralajmëruar zhvillimet që mund të pasojnë.

‘’ Kosova, saktësisht ajo zonë është ekspozuar për rreziqe, por me siguri ambasadori amerikan, ka marrë informacione nga kanalet e tjera dhe ka dashur që të sjellë sinjale dhe mesazhe, për zhvillimet që mund të ndodhin’’, u shpreh Elezi.

Sipas Elezit, këto përpjekje janë të domosdoshme për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të nxitur autoritetet lokale që të ndërmarrin masat e nevojshme për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.

‘’Ato janë përpjekje për të ndaluar zhvillime në aspektin e sigurisë dhe janë kërkesa dhe detyra që iu bëhen institucioneve lokale për të marr hapat e nevojshëm. Ne pajtohemi me deklaratën e ambasadorin amerikan”, potencoj Elezi.