Elmazi siguron: Këtë vit asfaltohet rruga drejt Matkës

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në një prononcim për portalin Gkurme.info. ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 pritet të realizohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për zonën – asfaltimi i plotë i rrugës së Matkës. Sipas tij, ky projekt tashmë është përfshirë edhe në planin financiar të Qytetit të […]

Prill 11, 2026 - 00:00
Elmazi siguron: Këtë vit asfaltohet rruga drejt Matkës

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në një prononcim për portalin Gkurme.info. ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 pritet të realizohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për zonën – asfaltimi i plotë i rrugës së Matkës.

Sipas tij, ky projekt tashmë është përfshirë edhe në planin financiar të Qytetit të Shkupit për vitin 2026 dhe vjen si një përgjigje konkrete ndaj gjendjes së rënduar të kësaj rruge, e cila prej vitesh është e dëmtuar dhe e mbushur me gropa.

“Edhe në planin financiar të Qytetit të Shkupit ka kaluar për vitin 2026, rruga që e lidh nga fillimi i Matkës deri tek Kanioni i Matkës të bëhet me infrastrukturë të re”, deklaroi Elmazi për Gjurmë.info.