Elmedin Asani: Bizneset shqiptare në rënie të lirë – padrejtësi e organizuar në ekonomi

Elmedin Asani nga BDI, ka ngritur alarmin për gjendjen ekonomike të bizneseve shqiptare në Maqedonia e Veriut, duke theksuar se situata ka ndryshuar ndjeshëm pas vitit 2024. Sipas tij, “deri The post Elmedin Asani: Bizneset shqiptare në rënie të lirë – padrejtësi e organizuar në ekonomi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 29, 2026 - 15:30
Elmedin Asani: Bizneset shqiptare në rënie të lirë – padrejtësi e organizuar në ekonomi

Elmedin Asani nga BDI, ka ngritur alarmin për gjendjen ekonomike të bizneseve shqiptare në Maqedonia e Veriut, duke theksuar se situata ka ndryshuar ndjeshëm pas vitit 2024.

Sipas tij, “deri para vitit 2024, bizneset shqiptare në Maqedoninë e Veriut lulëzonin. Sot? Janë në rënie të lirë.”

Ai thekson se një numër i madh kompanish shqiptare po përballen me vështirësi serioze:

“Gati secili nga ne njeh kompani shqiptare që sot çalojnë në funksionim – disa mezi mbijetojnë, disa janë drejt mbylljes.”

Asani e përjashton mundësinë që kjo të jetë një krizë e zakonshme ekonomike, duke e cilësuar situatën si të qëllimshme:

“Kjo nuk është krizë e rastësishme. Është goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë shqiptare.”

Ai shton se bizneset janë lënë pa mbështetje institucionale dhe pa mundësi reale për zhvillim:

“Bizneset shqiptare janë lënë pa punë, pa projekte dhe pa përkrahje reale.”

Sipas tij, tregu është deformuar dhe i kontrolluar nga një grup i kufizuar kompanish të favorizuara:

“Realiteti është i hidhur – vetëm 2-3 kompani ushqehen nga pushteti, ndërsa të tjerët po mbyten.”

Asani nënvizon se ndikimi nuk prek vetëm bizneset shqiptare, por edhe kompani të tjera në vend:

“Sot nuk janë vetëm shqiptarët që po goditen – edhe shumë kompani maqedone janë lënë jashtë loje.”

Në fund, ai paralajmëron për pasoja më të gjera ekonomike dhe sociale:

“Bizneset po dobësohen çdo ditë, investimet po zhduken, rinia po largohet, ekonomia po bie. Kjo nuk është më thjesht problem ekonomik. Kjo është padrejtësi e organizuar.”

Ai apelon për reagim urgjent:

“Nëse nuk ndryshon diçka tani, nesër do jetë shumë vonë.” Gazeta Flaka

The post Elmedin Asani: Bizneset shqiptare në rënie të lirë – padrejtësi e organizuar në ekonomi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .