Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual ka qenë kancer i familjes tradicionale. Rrahmani nga “Lista Familja”, tha se ndër tjerash se ka qenë fitore tërheqja e këtyre doracakëve. “Doracaku ka qenë kancer i familjes shqiptare dhe gjitha komuniteteve tjera”, ka thënë ai. Më tutje, Rrahmani ka thënë se pushtetet
![Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/11/695128-eman-rrahmani-doracaku-ka-qene-kancer-i-familjes-kjo-eshte-agjende-ideologjike-e-pushtetit.jpg)
![eman-rrahmani:-doracaku-ka-qene-kancer-i-familjes,-kjo-eshte-agjende-ideologjike-e-pushtetit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/11/695128-eman-rrahmani-doracaku-ka-qene-kancer-i-familjes-kjo-eshte-agjende-ideologjike-e-pushtetit.jpg)
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual ka qenë kancer i familjes tradicionale.
Rrahmani nga “Lista Familja”, tha se ndër tjerash se ka qenë fitore tërheqja e këtyre doracakëve.
“Doracaku ka qenë kancer i familjes shqiptare dhe gjitha komuniteteve tjera”, ka thënë ai.
Më tutje, Rrahmani ka thënë se pushtetet e kaluara kanë shtyrë këto agjenda për shkak të servilizimit, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosja thotë se i ka bindje ideologjike që i beson.
“Kjo është një agjendë që ka nisur moti dhe pushtetet e kaluara e kanë pasur nga servilizmi ndaj këtyre agjendave, por duke qenë pjesë e këtij pushteti për katër vjet unë e kam kuptu që kjo është agjendë ideologjike e këtij pushteti që i beson këto vlera”, ka thënë Rrahmani ka thënë në “Presing” të T7.