SHGM dhe NP Gazeta zyrtare nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për qasje të lehtësuar të gazetarëve drejt shërbimeve të informimit
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe NP Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilin vendoset partneritet i kahëzuar drejt përmirësimit të qasjes drejt informatave juridike dhe avancimit të informimit në interes publik. Siç informojnë nga SHGM, përmes bashkëpunimit anëtarët e SHGM-së do të marrin qasje falas […]

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe NP Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilin vendoset partneritet i kahëzuar drejt përmirësimit të qasjes drejt informatave juridike dhe avancimit të informimit në interes publik.
Siç informojnë nga SHGM, përmes bashkëpunimit anëtarët e SHGM-së do të marrin qasje falas drejt të gjitha ligjeve relevante, akteve nënligjore dhe dokumenteve juridike përmes aplikacionit mobil të NP Gazeta zyrtare e RMV-së – duke u mundësuar qasje të lehtë dhe të përhershme, pa dallim të kohës dhe vendit.
Nisma ka për qëllim ta rrisë transparencën juridike dhe të kontribuojë për cilësi më të lartë dhe profesionalizëm në raportimin gazetaresk.
Drejtori i NP Gazeta zyrzare e RMV-së, Vlladimir Kronevski theksoi se ky bashkëpunim është shembull për partneritetin funksional mes institucioneve dhe komunitetit mediatik në drejtim të rritjes së transparencës dhe avancimit të proceseve demokratike në shoqëri.
Në kumtesë ceket se kjo nismë ka dalë nga kërkesat e gazetarëve, parashtruar Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.