Rama ironizon partitë e reja: Shitës qylymash fluturues! Kanë të re veç fytyrën dhe moshën

Nga takimi me votuesit e rinj në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ironizuar partitë e reja duke i cilësuar si “shitës qylymash fluturues”. Në fjalën e tij, kryesocialisti u shpreh se sipas tij këto parti kanë të re vetëm fytyrën dhe moshën. Më tej Rama nuk kurseu as ironitë për Partinë Demokratike- Aleanca Shqipëria Madhështore, […]

Prill 17, 2025 - 01:00
 0  10
Rama ironizon partitë e reja: Shitës qylymash fluturues! Kanë të re veç fytyrën dhe moshën

Nga takimi me votuesit e rinj në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ironizuar partitë e reja duke i cilësuar si “shitës qylymash fluturues”.

Në fjalën e tij, kryesocialisti u shpreh se sipas tij këto parti kanë të re vetëm fytyrën dhe moshën.

Më tej Rama nuk kurseu as ironitë për Partinë Demokratike- Aleanca Shqipëria Madhështore, ku tha se emrat  e tyre janë “Sudja, Rrapush Xhaferri, Vehbi Alimuça dhe një Ceno”, të përfshirë në skemën e firmave piramidale.

Edi Rama: Ka dhe nga këta që shesin qylyma, i keni parë. ‘Thonë jemi të rinjë, forca të reja’, shitësa qylymash fluturues. Dalin në rrugë për të shit qylyma, hajde hyp në qylym se do të të fluturojë unë. I ka provuar Shqipëria qylymat fluturues. Pyesni prindërit tuaj si ju shkoj fluturim në 97’ me Suden dhe me Rrapush Xhaferrin.

Ju si dini këto, por këta janë emrat e “Shqipërisë Madhështore”, Sudja, Rrapush Xhaferri, Vehbi Alimuça dhe një Ceno. Çmendën dynjanë, i thonin shqiptarëve, hajdeni ju fusni një dhe merrni dy, të hënën fut 1 milion lekë, të premten merrni dy milionë. U bë deti kos! Bufi kënetës thoshte “futuni, futuni se janë paratë të pastra, do e bëjmë Shqipërinë Madhështore”.

Kështu janë dhe këta të qylymave, që kanë të re veç fytyrën edhe moshën, asgjë tjetër. Ndërkohë që për ne është e rëndësishme të jemi të qartë, të dimë çfarë po bëjmë dhe ku po shkojmë. 11 maji nuk është tifozllëk.