Emisari special i Trumpit shpërndan postimin e Ramës ku kritikohet ashpër “gjykata e turpshme” e Hagës për vendimin ndaj Thaçit

Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili vdiq të dielën mbrëma.  Grenell shpërndau në  rrjetin social X, postimin ku e Rama e cilësoi këtë vendim si një

Mars 17, 2025 - 23:00
 0  5
Emisari special i Trumpit shpërndan postimin e Ramës ku kritikohet ashpër “gjykata e turpshme” e Hagës për vendimin ndaj Thaçit
emisari-special-i-trumpit-shperndan-postimin-e-rames-ku-kritikohet-ashper-“gjykata-e-turpshme”-e-hages-per-vendimin-ndaj-thacit

emisari-special-i-trumpit-shperndan-postimin-e-rames-ku-kritikohet-ashper-“gjykata-e-turpshme”-e-hages-per-vendimin-ndaj-thacit


Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili vdiq të dielën mbrëma. 

Grenell shpërndau në  rrjetin social X, postimin ku e Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi Rama.