Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në rajon për shërbimet e internetit brezgjërë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP). Në adresimin e tij para të pranishmëve, Kurti ka thënë se kjo është një ditë për të reflektuar mbi rrugëtimin e ARKEP-it, duke shtuar se sot Kosova është

Nëntor 27, 2024 - 00:00
 0  5
Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në rajon për shërbimet e internetit brezgjërë
kurti:-sot-kosova-eshte-nje-prej-lidereve-ne-rajon-per-sherbimet-e-internetit-brezgjere

kurti:-sot-kosova-eshte-nje-prej-lidereve-ne-rajon-per-sherbimet-e-internetit-brezgjere

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).

Në adresimin e tij para të pranishmëve, Kurti ka thënë se kjo është një ditë për të reflektuar mbi rrugëtimin e ARKEP-it, duke shtuar se sot Kosova është një prej liderëve në rajon për shërbimet e internetit brezgjërë, shkruan Reporteri.net.

“Sot Kosova është një prej liderëve në rajon për shërbimet e internetit brezgjërë. Edhe në telefoninë mobile, përkatësisht 4G e 5G, edhe në lokacione fikse, pra, në amvisëritë e në bizneset tona. Shërbimet postare në Kosovë kanë njohur hov të lartë të zhvillimit, shpejtësi, kudondodhje dhe cilësi”, theksoi ai.

Kurti ka thënë edhe se ARKEP-i ka luajtur një rol kyç në transformimin e komunikimeve elektronike e postare në vend.

“Me rimëkëmbjen e operatorit publik dhe kujdesin e veçantë për aplikim të teknologjive të sigurta e me origjinë nga vende mike, si Qeveri i kemi dhënë sinjale të qarta dhe pozitive këtij sektori. Të dy operatorët e telefonisë mobile po e zgjerojnë shtrirjen e rrjetit të shërbimeve 5G, përfshirë këtu edhe veriun e vendit tonë. Të dy këta bashkë, me shërbimet e tyre, do të jenë të dobishëm për publikun, qytetarët, bizneset dhe institucionet e Kosovës”, shtoi kryeministri, duke theksuar se Kosova e ka përqindjen më të lartë të shtrirjes së rrjetit dhe penetrimit të shërbimeve të internetit në amvisëri e biznese”, citohet të ketë thënë Kurti sipas njoftimit të lëshuar nga ZKM.