Moslejimi i pjesëmarrjes së Thaçit në va*rrimin e babait, Haxhiu: Vendim i padrejtë e absurd, do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij nga Gjykata Speciale. Haxhiu ka thënë se ky është vendim i padrejtë dhe absurd. Haxhiu ka paralajmëruar se do t’i shkruajë kryetares se Dhomave të Specializuara. “Proceset gjyqësore duhet të jenë të
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij nga Gjykata Speciale.
Haxhiu ka thënë se ky është vendim i padrejtë dhe absurd.
Haxhiu ka paralajmëruar se do t’i shkruajë kryetares se Dhomave të Specializuara.
“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara.”, ka shkruar Haxhiu.