Ende mblidhen prova nga objekti Pulse, do të analizohen mbi 70 celularë dhe 30 kompjuterë
Edhe pse formalisht ka përfunduar zbulimi i të ashtuquajturit hetimi për kabarenë Pulse në Koçan, por procesi i mbledhjes së provave nga vendi i ngjarjes është ende në vazhdim. Për këtë sot ka bërë të ditur Prokuroria Publike, duke theksuar se ekspertët të cilët bëjnë ekzaminime dhe analiza për nevojat e procedurës, me urdhër të […]


Edhe pse formalisht ka përfunduar zbulimi i të ashtuquajturit hetimi për kabarenë Pulse në Koçan, por procesi i mbledhjes së provave nga vendi i ngjarjes është ende në vazhdim. Për këtë sot ka bërë të ditur Prokuroria Publike, duke theksuar se ekspertët të cilët bëjnë ekzaminime dhe analiza për nevojat e procedurës, me urdhër të prokurorit publik, janë duke ndërmarrë veprime shtesë në vendin e aksidentit për të parë dhe kuptuar të gjitha rrethanat rreth zjarrit, transmeton Portalb.mk.
“Për këtë objekti është ende i siguruar dhe vendndodhja po inspektohet në mënyrë të detajuar. Po bëhen kërkesa për kontrolle shtesë, analiza dhe urdhra për ekspertizë të rrethanave që po shqyrtohen dhe përcaktohen nga ekspertët”, thekson Prokuroria.
Po ashtu, siç shton Prokuroria, për qëllime të procedurës deri më tani janë lëshuar urdhra për analizimin e të dhënave nga mbi 70 telefona celularë dhe 30 kompjuterë desktop dhe laptop.
“Disa nga prokurorët që veprojnë në rastin e zjarrit në diskotekën ‘Puls’ të Koçanit, si dhe Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot kanë mbajtur takim me ekspertë të disa fushave për të planifikuar dhe koordinuar aktivitetet e radhës për sigurimin e provave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më pas dy pacientë ndërruan jetë dy javë pas tragjedisë, duke e çuar numrin total të viktimave në 61. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka identifikuar si të dyshuar 45 persona fizikë dhe tre persona juridikë për krime të rënda kundër sigurisë publike, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, shumica prej të cilëve ndodhen në paraburgim.