Era është qetësuar – normalizohet trafiku ajror në Maqedoni

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se është normalizuar trafiku ajror në Maqedoninë e Veriut, pasi kushtet atmosferike, gjegjësisht, era është qetësuar, njofton TV21 “Nga Kontrolli i Trafikut Ajror njoftojnë se era është qetësuar dhe nga ora 19:30 deri në 20:00 nuk ka ndalesa për ulje, kështu që trafiku ajror po zhvillohet normalisht”, thonë […]

Nëntor 18, 2025 - 01:00
 0
Era është qetësuar – normalizohet trafiku ajror në Maqedoni

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se është normalizuar trafiku ajror në Maqedoninë e Veriut, pasi kushtet atmosferike, gjegjësisht, era është qetësuar, njofton TV21

“Nga Kontrolli i Trafikut Ajror njoftojnë se era është qetësuar dhe nga ora 19:30 deri në 20:00 nuk ka ndalesa për ulje, kështu që trafiku ajror po zhvillohet normalisht”, thonë nga QMK-ja.

Paraprakisht u tha se dy fluturime janë detyruar të aterojnë në Prishtinë, për shkak të erës së fortë jugore.