Është zgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhet në kate të Qendrës Klinike Shkup
Është përzgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhe në kate në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai nuk e bëri të ditur emrin e kompanisë dhe tha se kontrata do të nënshkruhet pas disa ditësh, transmeton Portalb.mk. “Në kushte shumë fitimprurëse, një firmë aplikoi për thirrjen koncesionare për ndërtimin […]


Është përzgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhe në kate në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai nuk e bëri të ditur emrin e kompanisë dhe tha se kontrata do të nënshkruhet pas disa ditësh, transmeton Portalb.mk.
“Në kushte shumë fitimprurëse, një firmë aplikoi për thirrjen koncesionare për ndërtimin e një garazhi dykatësh në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Kompania do të duhet të paguajë çdo vit vetëm 1 përqind të të ardhurave që ka realizuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe 99 përqind e mbetur do të jetë e saja. Koncesionari do të ndërtojë dy garazhe në kate me përdhe dhe dy kate, një në Klinikën Gjinekologjike dhe tjetri nëQendrën Klinike dhe në këtë mënyrë do të realizohet angazhimi deklarativ prej dekadash i disa qeverive për zgjidhjen e problemit të parkimit në qendrën më të madhe shëndetësore terciare në vend”, tha Taravari.
Hapësira e parkimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e pacientëve. Ata kalojnë orë të tëra duke u rrotulluar për të kërkuar një vend parkimi falas, terminet e tyre dështojnë dhe problemi është edhe për mjetet e transportit të urgjencës mjekësore që janë bllokuar gjithashtu në këtë bllokim trafiku.
Ideja për rregullimin e kaosit të trafikut në Qendrën Klinike me garazhe në kate daton prej më shumë se 12 vitesh, që nga koha kur ministër i Shëndetësisë ishte Nikolla Todorov. Sipas vlerësimeve të tij në atë kohë, mesatarisht 2040 automjete hynin në ditë dhe parkingu atëherë kishte vetëm 1000 vende për makina. Propozimi i Todorovit ishte ndërtimi i garazheve dykatëshe me 1250 vendparkime për garazh. Por kjo nuk u realizua edhe pse u përcaktuan lokacionet për ndërtim– pranë Fakultetit të Farmacisë dhe në lokacionin e Institutit për Tuberkulozë.
Verën e kaluar, qeveria mori një vendim me partneritet publiko-privat për të ndërtuar garazhet në kate. Gjithashtu u hartua një amendament në studimin e fizibilitetit që përcakton kushtet për ndërtimin e dy garazheve në kate për të kapërcyer problemin e parkimit me premtimin e trefishimit të numrit të vendeve të parkimit.
Partneri privat, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, pasi kontrata ende nuk është lidhur, do të paguajë biletat për orë si deri më tani. Studimi i fizibilitetit parashikon që nëse koncesionari do të ndërtojë garazhe 2-katëshe, atëherë ai do të ketë koncesionin për 15 vjet, me të cilin do të fitojë 19 milionë euro, të cilat do t’i kthente në 4 vjet. Ndërtimi i garazheve dykatëshe do të kushtonte pak diçka mbi 10 milionë euro.