Qeveria vendosi: Shtatë ditë zie për zjarrin në Koçan, inspektim i jashtëzakonshëm i të gjitha objekteve hotelierike
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme pas tragjedisë në Koçan ka shpallur shtatë ditë zie në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk. “Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosbindje do të jenë rigoroze. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë librin e ngushëllimeve brenda ministrisë për […]


Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme pas tragjedisë në Koçan ka shpallur shtatë ditë zie në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.
“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosbindje do të jenë rigoroze. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë librin e ngushëllimeve brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, informuan nga Qeveria.
Qeveria gjithashtu mori vendim me të cilin obligohet Inspektorati Shtetëror i Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.
Qeveria gjithashtu ka miratuar vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare.
“Qeveria informon opinionin se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera përgjegjëse për zbardhjen e plotë të rastit, po mblidhen provat materiale dhe se të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje tragjike dhe që me vetëdije kanë kontribuar në rrezikimin e jetëve njerëzore do të sillen para organeve të drejtësisë dhe do të mbajnë përgjegjësi”, informoi Qeveria.
Nga atje shprehën ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Kërkojmë që rasti të mos politizohet, në mënyrë që institucionet të zbardhin rastin në kohë dhe në mënyrën e duhur. Asnjë informacion nuk do të fshihet nga syri i publikut”, thanë nga Qeveria.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
LEXO MË SHUMË NË: