Eshtrat e njerëzve të marra nga varrezat, dyshohet se janë gjuajtur në një depo në RMV, Prokuroria filloi hetimet
Policia e Maqedonisë së Veriut dhe Prokuroria kanë filluar procedurat hetimore në lidhje me dyshimet se një ndërmarrje e licencuar dyshohet se eshtrat e nxjerra nga varrezat i ka gjuajtur në një depo, transmeton Portalb.mk. “Në RPB Berovë është rropatura se në Berovë është vërejtur si një ndërmarrjen e licencuar për shërbime funerale në komunën […]


Policia e Maqedonisë së Veriut dhe Prokuroria kanë filluar procedurat hetimore në lidhje me dyshimet se një ndërmarrje e licencuar dyshohet se eshtrat e nxjerra nga varrezat i ka gjuajtur në një depo, transmeton Portalb.mk.
“Në RPB Berovë është rropatura se në Berovë është vërejtur si një ndërmarrjen e licencuar për shërbime funerale në komunën e Berovës, si në një depo ka gjuajtur dhe varrosur mbetje të njerëzve të vdekur, të nxjerra nga varrezat e qytetit të Berovës”, raportoi Policia
Policia së bashku me prokurorin publik kanë kryer hetime në vendin e raportuar, ku nuk janë gjetur gjurmë se është kryer kjo vepër penale.
“Pas masave shtesë të marra dhe bisedave të kryera në RPB Berovë, erdhi deri te konstatimi se shërbyesi i licencuar për shërbime funerale disa herë ka kryer groposjen e varrezave të vjetra dhe i ka gjuajtur eshtrat e njerëzve të vdekur në një lokacion tjetër”, sqaroi Policia.
Raportohet se në këtë vend, prokurori publik ka gjetur pesë eshtra që ngjanin në eshtra të njeriut.