Rreth 700 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut numërohen të punësuar, më pak se 200 mijë prej tyre janë të diplomuar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të fundit janë regjistruar 1.5 milionë banorë sit ë aftë për punë, ndërsa 694 506 janë të punësuar, transmeton Portalb.mk. Në kategorinë e popullsisë aktive, prej 792 779 qytetarëve, mbi 98 mijë janë të papunësuar, ndërsa 694 mijë të punësuar. “Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.3 %, […]

Mars 14, 2025 - 21:00
 0  5
Rreth 700 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut numërohen të punësuar, më pak se 200 mijë prej tyre janë të diplomuar
Ura e Gurit në Shkup, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të fundit janë regjistruar 1.5 milionë banorë sit ë aftë për punë, ndërsa 694 506 janë të punësuar, transmeton Portalb.mk.

Në kategorinë e popullsisë aktive, prej 792 779 qytetarëve, mbi 98 mijë janë të papunësuar, ndërsa 694 mijë të punësuar.

“Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.3 %, shkalla e punësimit është 45.8 %, derisa shkalla e papunësisë është 12.4 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Nga gjithsej 694 506 të punësuar, 57 pëtqind janë meshuj, ndërsa 62 përqind janë meshkuj te 98 273 e papunësuarve.

Sektori me më shumë të punësuar llogaritet industria përpunuese me 137 626 të punësuar, tregtia me shumicë dhe pakicë (102 075), bujqësia, pylltaria e peshkimi (62 287), etj.

Nga gjithë të punësuarit, 5 478 janë pa arsim, 11 623 janë me arsim fillor të papërfunduar, mbi 91 mijë vetëm me arsim fillor, ndërsa 198 994 të diplomuar.