Evakuohen disa shkolla në Shkup për shkak paralajmërimeve për bom’ba
Disa shkolla në Shkup janë evakuuar për shkak të paralajmërimeve për bombë, mëson TV21. Sipas raportimeve, të paktën gjashtë shkolla në të gjithë kryeqytetin janë evakuuar mëngjesin e sotëm për shkak të njoftimeve anonime për mjete shpërthyese. Gjashtë shkolla në komunën e Aerodromit janë evakuuar mëngjesin e sotëm, mes tyre edhe shkolla fillore Aleksandri i […]
Disa shkolla në Shkup janë evakuuar për shkak të paralajmërimeve për bombë, mëson TV21.
Sipas raportimeve, të paktën gjashtë shkolla në të gjithë kryeqytetin janë evakuuar mëngjesin e sotëm për shkak të njoftimeve anonime për mjete shpërthyese.
Gjashtë shkolla në komunën e Aerodromit janë evakuuar mëngjesin e sotëm, mes tyre edhe shkolla fillore Aleksandri i Tretë Maqedonas. Gjithashtu morëm informacion se së paku një shkollë në lagjen Zhelezara është evakuuar për shkak të kërcënimit me bombë. E kemi fjalën për shkollën Grigor Prliçev. Paralajmërime për bombë ka pasur edhe në shkollën Petar Z. Penko në Butel.
Në vitin 2022, pati shumë raportime anonime për bomba nëpër shkolla në vend. Më pas Ministria për Punë të Brendshme ndryshoi protokollet për trajtimin e paralajmërimeve me bombë, që do të thotë se mësimi mund të rifillonte pasi të konstatohej se paralajmërimet ishin të rreme.