Fansat e Netflix janë të fiksuar pas këtij seriali të ri, kërkojnë sezon të dytë
Fansat e Netflixit janë të fiksuar pas një drame të re me tematikë mjekësore në këtë platformë, duke e vlerësuar atë 10/10. Seriali i titulluar “The Trauma Code: Heroes On Call” doli muajin e kaluar dhe tashmë po bën zhurmë nga fansat e emocionuar të serialit, shkruan DailyMail. Në këtë seri luajnë Choo Young Woo […]
![Fansat e Netflix janë të fiksuar pas këtij seriali të ri, kërkojnë sezon të dytë](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/94928023-14367831-image-a-37_1738845714381-e1738854176189-780x439-1.jpg)
Fansat e Netflixit janë të fiksuar pas një drame të re me tematikë mjekësore në këtë platformë, duke e vlerësuar atë 10/10.
Seriali i titulluar “The Trauma Code: Heroes On Call” doli muajin e kaluar dhe tashmë po bën zhurmë nga fansat e emocionuar të serialit, shkruan DailyMail.
Në këtë seri luajnë Choo Young Woo si Yang Jae-won, Ha Young si Cheon Jang-mi dhe Ju Ji-Hoon si Baek Gang-hyeok.
Drama koreane flet për kirurgun e traumës Baek Gang-hyeok teksa punon për të transformuar ekipin e tij të mjekëve.
Shikuesit tashmë i kanë parë të gjitha tetë episodet e këtij seriali dhe tashmë po kërkojnë me ngulm një sezon të dytë.
“Sapo e shikova këtë serial, i adhuroj të gjithë personazhet e këtij seriali”, shkroi një përdorues në rrjetet sociale.
Kishte edhe disa të tjerë të cilët nuk hezituan të shprehin entuziazmin për këtë dramë koreane.