Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
Pak ditë më parë, Loredana Brati, theu një nga kutitë e emergjencës për të marrë një informacion nga jashtë. Ajo kishte kërkuar që të dinte më tepër rreth raportit mes Jozit dhe Valbonës dhe çfarë ndodhi me ish-banorin pas përjashtimit të tij nga shtëpia. “Do të doja që në këto ditë, Jozi të më jepte […]
![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439-1.jpg)
Pak ditë më parë, Loredana Brati, theu një nga kutitë e emergjencës për të marrë një informacion nga jashtë.
Ajo kishte kërkuar që të dinte më tepër rreth raportit mes Jozit dhe Valbonës dhe çfarë ndodhi me ish-banorin pas përjashtimit të tij nga shtëpia.
“Do të doja që në këto ditë, Jozi të më jepte provën që ishte me mua. Fillova të dyshoja që te sjellja e tij. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Që kur tha atë fjalën e Danjës, ishte momenti që ta tregonte çfarë ndjente vërtet. Faleminderit Jozi. Që unë gjithë kohës isha me bukë dhe ti me gurë…”, iu drejtua Lori.
E prekur tutje tha: “Atë ndaj Valbonës e prisja. Prisja diçka më shumë ndaj meje. Do vazhdoj këtë rrugëtimin tim. Por sjellja e tij ndaj meje është skandal. Kjo më tregon që nga ana e tij është vetëm lojë. Jozi faleminderit. Kam vënë në rrezik rrugëtimin tim nga ty, por këtë nuk e meritoja. Por ta dish që jam më e fortë se kaq”.
Loredana më pas u pa e përlotur teksa iu bashkua banorëve të tjerë në dhomën e ndenjës.
Në një moment, ajo hoqi edhe unazën që shkëmbeu me Jozin në ditën e martesës së tyre në BBVA.