‘Fatalitet’ për Luan Gacaferrin, del i parafundit me më së paku vota në VV
Luan Gacaferi, kandidati i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka dalë i parafundit me më së paku vota në këtë parti. Sipas të dhënave të publikuara tashmë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gacaferri ka marrë vetëm 4 mijë e 252 vota. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat aktuale të kandidatëve për deputetë.


Luan Gacaferi, kandidati i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka dalë i parafundit me më së paku vota në këtë parti.
Sipas të dhënave të publikuara tashmë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gacaferri ka marrë vetëm 4 mijë e 252 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat aktuale të kandidatëve për deputetë.
Ky është LINKU ku mund t’i ndiqni rezultatet.
Më pak se Gacaferi, vota ka marrë vetëm një kandidate tjetër me rreth 3 mijë e 100.
Theksojmë se Gacaferi u komentua shumë këto ditë pasi shprehu njëfarë gëzimi për problemet shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.
“A ka naj lajm të mirë sot për Kosovën a jo!!!
Thaqi për shkaqe shëndetsore nuk merr pjesë në seancën gjyqësore, ju vazhdohet paraburgimi, Tahiri se kalon pragun, Haki Abazi i merr veç 1 vota, Ardian Kastrati se kalon pragun, Pay Pali po lufton për jetë a vdekje me pragun, Zafir Berishës ja kishin vjedh hakerat votat……… Hajr e boft Zoti se tjetër s’don njeri çka me thonë!” – shkroi ai në një postim në Facebook, të cilin më pas do ta fshinte.
Më herët, ai kishte përdorur fjalën “fatalitet”, duke e pasur në mendje – bazuar në kontekstin e përdorimit – fjalën “natalitet”.