Fati Iseni në mbështetje të studentëve për gjuhën shqipe: “Do të jem në mesin e tyre më 6 prill”

Prorektori për Arsim dhe Çështje Studentore në Universiteti Nënë Tereza, Fati Iseni, ka shprehur mbështetjen e tij të hapur ndaj studentëve në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, The post Fati Iseni në mbështetje të studentëve për gjuhën shqipe: “Do të jem në mesin e tyre më 6 prill” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2026 - 00:00
Fati Iseni në mbështetje të studentëve për gjuhën shqipe: “Do të jem në mesin e tyre më 6 prill”

Prorektori për Arsim dhe Çështje Studentore në Universiteti Nënë Tereza, Fati Iseni, ka shprehur mbështetjen e tij të hapur ndaj studentëve në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, duke paralajmëruar pjesëmarrjen e tij në protestën e paralajmëruar më 6 prill.

Në një reagim publik, Iseni thekson se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore dhe nuk cenon asnjë gjuhë tjetër në vend.

“Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë elementare dhe, në rastin konkret, përdorimi i gjuhës shqipe askund nuk e dobëson gjuhën maqedonase; përkundrazi, e përforcon tolerancën dhe krijon kohezion më të balancuar mes bashkësive”, deklaron ai.

Duke iu referuar karakterit multietnik të shtetit, Iseni nënvizon se përgjegjësitë dhe të drejtat janë të përbashkëta për të gjitha komunitetet.

“RMV-ja është shtet multietnik… ky shtet është i përbashkët dhe bashkë me të edhe hiseja dhe përgjegjësitë janë të përbashkëta”, thekson ai.

Ai rikujton gjithashtu kontributin historik të shqiptarëve në ndërtimin e shtetit, duke përfshirë periudha të ndryshme, nga e kaluara e hershme deri te zhvillimet më të fundit.

Iseni shpreh besimin se faktorët politikë do të veprojnë në përputhje me parimet evropiane dhe nuk do të lejojnë cenimin e të drejtave të fituara.

“Besoj se establishmenti politik relevant në shtet funksionon mbi bazën e principeve evroperëndimore dhe nuk do të lejojë që të drejtat e fituara të shqiptarëve të krasiten me abrogime apo keqinterpretime të ligjeve”, deklaron ai.

Në fund, ai bën thirrje për respekt të ndërsjellë dhe bashkëjetesë pa paragjykime, duke theksuar se do t’i bashkohet studentëve në protestë.

“Si profesor dhe, mbi të gjitha, si prind… më 6 prill 2026, ora 12:30, do të jem në mesin e tyre për të kërkuar drejtësi dhe barazi”, përfundon Iseni. Gazeta Flaka

The post Fati Iseni në mbështetje të studentëve për gjuhën shqipe: “Do të jem në mesin e tyre më 6 prill” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .