Faton Pollozhani u.d. Kryetar i Degës së BDI-së në Strugë! “Vazhdojnë reformat e brendshme të bazuara në rregulla të rrepta të vetingut”
Gjatë ditës së sotme, Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim pati mbledhje në Kërçovë, që në këtë u vendos që Faton Pollozhani të emërohet si ushtrues detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë. BDI tha se, ky vendim erdhi si vazhdimësi e procesit të reformave të brendshme të partisë që siç thotë, […]
![Faton Pollozhani u.d. Kryetar i Degës së BDI-së në Strugë! “Vazhdojnë reformat e brendshme të bazuara në rregulla të rrepta të vetingut”](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/476405894_1012540807566339_8020674460528494434_n.jpg)
Gjatë ditës së sotme, Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim pati mbledhje në Kërçovë, që në këtë u vendos që Faton Pollozhani të emërohet si ushtrues detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë. BDI tha se, ky vendim erdhi si vazhdimësi e procesit të reformave të brendshme të partisë që siç thotë, kanë nisur një epokë të re transparence dhe llogaridhënieje.
“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qëndrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e mbajtur në Kërçovë, u vendos që Faton Pollozhani të emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë. Ky vendim vjen si vazhdimësi e procesit të reformave të brendshme të BDI-së, të bazuara në rregulla të rrepta të vetingut dhe në konsultim me antarësinë e BDI- së në Strugë dhe shumicën e qytetarëve të Strugës. BDI ka nisur një epokë të re transparence dhe llogaridhënieje.
Faton Pollozhani është një politikan i ri dhe i dëshmuar, i cili ka nisur angazhimin e tij politik si aktivist i devotshëm për qytetarët e Strugës. Ai ka shërbyer me përkushtim si zëvendësministër i Transportit, duke treguar aftësi dhe përgjegjësi në detyrën e tij. Me këtë vendim, BDI jo vetëm që vazhdon reformat e saj të thella dhe të bazuara në standarde të larta etike, por edhe tregon qartë se të rinjtë e aftë dhe të dëshmuar po marrin pozicione kyçe për të ndërtuar të ardhmen politike të vendit.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për të sjellë ndryshime të prekshme, duke mbështetur udhëheqës me integritet dhe vizion të qartë për zhvillimin e Strugës. Autorizohet UD Kryetari i Degës të bëjë konsultimet me Anëtarët e Këshillave vendor, dhe të bëjë propozime për UD Kryetarë të Këshillave vendor, UD Anëtarë të Kryesive të Këshillave vendor dhe UD Anëtarë të Kryesisë së Degës”, njoftoi BDI.