Prokurori Kocevski ka kundërshtuar nismën e Qeverisë për shkarkimin e tij
Nisma e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Ljupço Kocevski, u kundërshtua nga prokurori, transmeton Portalb.mk. “Zhgënjimi i Qeverisë nga veprimi jashtë kompetencave ligjore, zhgënjimi i qytetarëve me sistemin që nuk funksionon dhe vazhdimi i përditshëm i situatave të tilla rezultojnë me humbje të besimit dhe mosfunksionim të shtetit ligjor”, […]
![Prokurori Kocevski ka kundërshtuar nismën e Qeverisë për shkarkimin e tij](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Untitled-design-2022-08-19T144745.316.webp?fit=1024%2C576&quality=80&ssl=1)
![Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Untitled-design-2022-08-19T144745.316.webp)
Nisma e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Ljupço Kocevski, u kundërshtua nga prokurori, transmeton Portalb.mk.
“Zhgënjimi i Qeverisë nga veprimi jashtë kompetencave ligjore, zhgënjimi i qytetarëve me sistemin që nuk funksionon dhe vazhdimi i përditshëm i situatave të tilla rezultojnë me humbje të besimit dhe mosfunksionim të shtetit ligjor”, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, rreth kësaj nisme, duke u nisur nga rezultatet negative të Maqedonisë së Veriut në Transparency International.
Kocevski në reagimin e tij vlerësoi se Qeveria nuk është e informuar mirë në lidhje me procesin e përzgjedhjes.
Ndryshe, në bazë të ligjit për prokurorinë publike, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e zgjedh dhe shkarkon prokurorin republikan, mandate i të cilit duhet të jetë gjashtë vjet.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet që të shkarkojë pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor në seancën e cila pritet të mbahet në fillim të marsit.. Kjo është nismë e Qeverisë, mbështetur nga presidentja Gordana Siljanovska – Davkova.
“Dëshiroj të sqaroj se këtu nuk bëhet fjalë për emërimin e ushtruesit të detyrës së prokurorit të lartë publik, por për emërimin e një drejtuesi të përkohshëm të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit”, deklaroi Kocevski.
Ai shtoi se kjo nuk është bërë për herë të parë, ndërsa prioritet ka qenë përcaktimi i udhëheqësit të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të prokurorit Hajrullai.
Ndryshe, prokurori i lartë Mustafa Hajrullahi, i cili është shef i Prokurorisë së Lartë të Shkupit, më 12 nëntor të vitit 2024 tha se kreu i Prokurorisë së Republikës, Ljupço Kocevski, po i bën presion pasi ai ka shpalosur, siç thotë, një skandal, ku shihet vajza e tij duket shpërndarë materiale me një medium. Ai vendimin për suspendim e kishte ankimuar në Këshillin e Prokurorisë Publike.
Kujtojmë se në muajin nëntor të vitit 2024, Prokuroria Publike Themelore në Shtip ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj Hajrullahit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale të vazhdueshme – Ngacmimi në kryerjen e shërbimit nga neni 143, si dhe për veprën penale të vazhdueshme- Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal.