Fëmijët në qendër të vëmendjes – 16 kënde lojërash po ndërtohen në Gostivar
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna e Gostivarit ka vendosur një kënd të ri lojërash në oborrin e Shkollës Fillore “Liria” The post Fëmijët në qendër të vëmendjes – 16 kënde lojërash po ndërtohen në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna e Gostivarit ka vendosur një kënd të ri lojërash në oborrin e Shkollës Fillore “Liria” në fshatin Raven.
Ky investim është pjesë e një projekti më të gjerë që parasheh ndërtimin e gjithsej 16 këndeve lojërash në të gjitha vendbanimet e komunës.
Kryetari i komunës, Valbon Limani, theksoi se investimet e tilla janë dëshmi e përkushtimit të pushtetit lokal ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe zhvillimit të një ambienti të shëndetshëm për ta.
“Në oborrin e Sh.F. ‘Liria’ në Raven vendosëm një kënd të ri lojërash, pjesë e projektit tonë me gjithsej 16 kënde lojërash që do të vendosen në të gjitha vendbanimet e komunës. Ta gëzojnë fëmijët tanë”, shprehet Limani.
Sipas komunës, projekti i këndeve të lojërave synon jo vetëm krijimin e hapësirave argëtuese dhe edukative për fëmijët, por edhe nxitjen e aktiviteteve në natyrë, zhvillimin social dhe fizik të tyre, si dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet. Flaka
The post Fëmijët në qendër të vëmendjes – 16 kënde lojërash po ndërtohen në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
