Fëmijët ua rikujtojnë të rriturve në Tetovë: Ta ruajmë mjedisin çdo ditë, sepse nuk kemi planet tjetër

Ta ruajmë planetin Tokë sot, nesër dhe çdo ditë sepse kjo është shtëpia e vetme që e kemi. Ky ishte mesazhi të cilin e përcollën me rastin e Ditës së Tokës fëmijët e çerdheve “Rinia” të Tetovës përmes një aktiviteti në sheshin e qytetit, shkruan Portalb.mk. Drejtoresha e çerdhes Fatlinda Jahja tha se në këtë […]

Prill 22, 2025 - 18:00
 0  5
Fëmijët ua rikujtojnë të rriturve në Tetovë: Ta ruajmë mjedisin çdo ditë, sepse nuk kemi planet tjetër
Aktivitet për Ditën e Tokës nga çerdhet në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ta ruajmë planetin Tokë sot, nesër dhe çdo ditë sepse kjo është shtëpia e vetme që e kemi. Ky ishte mesazhi të cilin e përcollën me rastin e Ditës së Tokës fëmijët e çerdheve “Rinia” të Tetovës përmes një aktiviteti në sheshin e qytetit, shkruan Portalb.mk.

Drejtoresha e çerdhes Fatlinda Jahja tha se në këtë ditë po përcjellin porosinë që edhe fëmijët por erdhe qytetarët të vetëdijesohen për mbrojtjen e mjedisit. 

“Një mesazh edhe nga fëmijët është: Ta ruajmë planetin sepse e kemi shtëpi të vetme, ta ruajmë Tokën sot, nesër dhe çdo ditë”, tha Jahja. 

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami apeloi që qytetarët të jenë më të kujdesshëm me hapësirat publike dhe me mbeturinat. 

“Ne vazhdojmë të kemi dukuri jo të këndshme në qytet, veçanërisht pranë kontenjerëve ku qytetarët hedhin do lloj të mbeturinave. Komuna e Tetovës me vendim të Këshillit, të gjitha mbeturat jashtë atyre të përditshme, vijnë deri në shtëpi ua marrin pa pagesë”, tha Kasami. 

Përndryshe, sot shënohet Dita e Tokës, një nismë ndërkombëtare, qëllimi kryesor i së cilës është të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e planetit. Dita e Tokës festohet çdo 22 Prill dhe u festua për herë të parë në vitin 1970 në Shtetet e Bashkuara.