Ferit Idrizi merr mbështetjen e madhe nga banorët e Lumadhit të Vushtrrisë
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe kandidatin për Asamble Komunale, Besnik Sadiku, kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatit Lumadh. Gjatë këtij takimi, Idrizi u shpreh se mikpritja e Lumadhit është shembull i vlerave që e karakterizojnë


Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe kandidatin për Asamble Komunale, Besnik Sadiku, kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatit Lumadh.
Gjatë këtij takimi, Idrizi u shpreh se mikpritja e Lumadhit është shembull i vlerave që e karakterizojnë Vushtrrinë dhe se mbështetja e qytetarëve është motivi kryesor për të vazhduar me vendosmëri drejt fitores dhe zhvillimit të komunës.
Ai falënderoi banorët e fshatit për përkrahjen, duke e cilësuar atë si dëshmi të fuqishme të rreshtimit me vizionin e PDK-së për të ardhmen e Vushtrrisë.
