Festa e Flamurit, MPB-ja me kundërvajtje ndaj Mendi Qyrës
Policia e Strugës ka dorëzuar kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse ndaj Komunës së Strugës dhe kryetarit të saj, Mendi Qyra, për shkelje të nenit 6, e dënueshme sipas nenit 11 të Ligjit për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka […] The post Festa e Flamurit, MPB-ja me kundërvajtje ndaj Mendi Qyrës appeared first on InfoShqip.com.
Policia e Strugës ka dorëzuar kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse ndaj Komunës së Strugës dhe kryetarit të saj, Mendi Qyra, për shkelje të nenit 6, e dënueshme sipas nenit 11 të Ligjit për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur gjatë organizimit të një eventi me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, në rrugën “Marshal Tito” në Strugë, ku organizatorët nuk kanë shfaqur ose vendosur flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashtu siç parasheh ligji. (INA)
The post Festa e Flamurit, MPB-ja me kundërvajtje ndaj Mendi Qyrës appeared first on InfoShqip.com.