“Festoj veten që u ngrit, që nuk u dorëzua”, Xhensila me mesazh emocionues në ditëlindjen e saj
Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj, ditën e sotme feston ditëlindjen. Krijuesja e shumë hiteve sot ka mbushur plot 33-vjet jetë, shkruan Indeksonline. Në Instagram ndau një video emocionuese bashkë me fëmijët e saj, vajzën Ajka dhe djalin Amen. Mes rreshtave ajo shkroi se sot nuk feston vetëm ditëlindjen por feston për veten që u […]


Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj, ditën e sotme feston ditëlindjen.
Krijuesja e shumë hiteve sot ka mbushur plot 33-vjet jetë, shkruan Indeksonline.
Në Instagram ndau një video emocionuese bashkë me fëmijët e saj, vajzën Ajka dhe djalin Amen.
Mes rreshtave ajo shkroi se sot nuk feston vetëm ditëlindjen por feston për veten që u ngrit, që nuk u dorëzua dhe që vazhdoi të zgjedhte jetën.
“33 për mua është më shumë se një numër… është simbol i ringjalljes, i forcës për të filluar përsëri, i dritës pas errësirës.
Mësove këtë vit që gruaja nuk thyhet nga balta që i hedhin, ajo bëhet më e fortë prej saj.
Sot po i fryj qirinjtë jo si dikush që feston një vit më shumë…
Por si dikush që mbijetoi një jetë të tërë brenda nje viti. Sot nuk festoj vetem ditëlindjen… festoj veten që u ngrit, që nuk u dorëzua dhe që vazhdon të zgjedhte jetën.
Dhe prapë jam këtu. Për veten. Për Ajkën. Për Amen. 
Më e fortë. Më e qetë. Më unë se kurrë”, shkroi bukuroshja shqiptare.
Shumë urime dhe nga ne.