Fetai: Lufta kundër korrupsionit – një prioritet kyç në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, sot mbajti fjalë hyrëse gjatë prezantimit të Udhëzuesit të parë për integrimin e masave kundër korrupsionit në kapitujt dhe klasterët e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky projekt, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNOPS, është një hap i rëndësishëm në avancimin e agjendës sonë të reformave. Nënkryetari Fetai, potencoi […]
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, sot mbajti fjalë hyrëse gjatë prezantimit të Udhëzuesit të parë për integrimin e masave kundër korrupsionit në kapitujt dhe klasterët e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky projekt, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNOPS, është një hap i rëndësishëm në avancimin e agjendës sonë të reformave.
Nënkryetari Fetai, potencoi se lufta kundër korrupsionit është top prioritet strategjik për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me fokus në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e tij në të gjitha nivelet.
Përmes këtij Udhëzuesi Qeveria synon:
Forcimin e kapaciteteve institucionale për të identifikuar dhe adresuar rreziqet e korrupsionit;
Krijimin e një model observatori për ndjekjen e rasteve të korrupsionit, bazuar në praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE-së;
Ndërtimin e një qasjeje të unifikuar qeveritare dhe masa të standardizuara që forcojnë transparencën, integritetin dhe llogaridhënien.
Këto hapa janë thelbësorë për ta afruar Maqedoninë e Veriut me standardet e BE-së dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.
Falenderoj Qeverinë e Suedisë dhe UNOPS për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që kontribuojnë në këtë proces transformues për të garantuar një të ardhme evropiane për vendin tonë!