NTP nuk ua vazhdon biletat studentëve për transport falas në Shkup

Biletaritë e Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) “Shkupi” nuk ua vazhdojnë biletat vjetore për vitin në vijim studentëve për transport publik falas në kryeqytet. Kryetari i Asamblesë Studentore Universitare të Universitetit “Kirili dhe Metodi”, Aleksandar Nikoloski, tha se tashmë kanë dërguar ankesë deri te Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Qytetit të Shkupit, […]

dhjetor 19, 2024 - 16:00
 0  5
NTP nuk ua vazhdon biletat studentëve për transport falas në Shkup

Biletaritë e Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) “Shkupi” nuk ua vazhdojnë biletat vjetore për vitin në vijim studentëve për transport publik falas në kryeqytet.

Kryetari i Asamblesë Studentore Universitare të Universitetit “Kirili dhe Metodi”, Aleksandar Nikoloski, tha se tashmë kanë dërguar ankesë deri te Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Qytetit të Shkupit, kryetarja Danela Arsovska dhe NTP-ja siç tha ai “të deklarohen publikisht nëse janë paraparë mjete për transport falas të studentëve në qytetin e Shkupit”.

“Pasi biletat për vitin 2025 nuk rinovohen në biletaritë e NTP-së. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se janë siguruar mjete. Kryetari i komunës gjatë muajit shtator deklaroi se ka borxh të papaguar prej disa milionë denarë që duhet paguar, përveç Ministrisë dhe Qeverisë. Mbetet të presim përgjigje nga institucionet. Nëse jo, USS dhe UKM do të marrë reagimet dhe masat e duhura për të shprehur qëndrimin e saj. Është qesharake që studentët të mos kenë transport falas, masë kjo e parashikuar për dhjetë vjet radhazi nga Qeveria”, tha Nikoloski.

Në pyetjen se çfarë shpjegimi kanë marrë nga institucionet, ai u përgjigj se “një pjesë e tyre thonë se nuk do të ketë transport falas në qytet”, ndërsa nga NTP-ja në një komunikim telefonik u është thënë se “pritet vendim nga Qyteti i Shkupit”.

“Përgjigjja nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është se janë siguruar mjete, presim vendim nëse do të ketë apo jo që tashmë t’ua vazhdojnë biletat studentëve. Ne komunikojmë çdo ditë, gjatë javës së ardhshme tashmë duhet të ketë një përgjigje nga institucionet”, tha kryetari i organizatës studentore të UKM-së.