Fetai mori pjesë në hapjen e të spitalit të katërt të Sante Plus Group
Zv.kryeministri Arben Fetai, ka marrë pjesë sot në hapjen solemne të spitalit të katërt të Sante Plus Group në Maqedoninë e Veriut. “Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen solemne të spitalit të katërt të Sante Plus Group në Maqedoninë e Veriut, së bashku me kolegë nga Qeveria dhe me Ministrin e Tregtisë së […]
Zv.kryeministri Arben Fetai, ka marrë pjesë sot në hapjen solemne të spitalit të katërt të Sante Plus Group në Maqedoninë e Veriut.
“Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen solemne të spitalit të katërt të Sante Plus Group në Maqedoninë e Veriut, së bashku me kolegë nga Qeveria dhe me Ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, z. Ömer Bolat. Kjo arritje e rëndësishme është rezultat i vizionit dhe përkushtimit të pronarit të grupit, z. Bilal Kara. Spitali është pjesë e një rrjeti të gjerë që përfshin edhe Turqinë, Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, dhe përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky investim jo vetëm që do të rrisë standardet e kujdesit shëndetësor dhe do të lehtësojë ngarkesën e institucioneve ekzistuese, por gjithashtu do të krijojë mundësi të reja për zhvillim profesional dhe përparim në fushën e mjekësisë. Falënderoj Sante Plus Group për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar për shëndetin e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Fetai.