Policia e RMV-së arrestoi tre të dyshuar për vjedhje të monedhave të vjetra
Përmes sistemit të vëzhgimit të kamerave, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të kap tre shtetas të huaj, të cilët i ka privuar nga liria në fshatin Podmol, transmeton Portalb.mk. “Pas kontrolleve, në orën 19:00, në afërsi të fshatit Podmol, efektivët e policisë kanë gjetur mjetin dhe gjatë kontrollit është konstatuar se në veturë […]


Përmes sistemit të vëzhgimit të kamerave, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të kap tre shtetas të huaj, të cilët i ka privuar nga liria në fshatin Podmol, transmeton Portalb.mk.
“Pas kontrolleve, në orën 19:00, në afërsi të fshatit Podmol, efektivët e policisë kanë gjetur mjetin dhe gjatë kontrollit është konstatuar se në veturë janë J.M.(26), F.K. (53) dhe M.H. (47), të gjithë nga Çekia, të vendosur në një banesë me qira në Prilep”, raportoi Policia e RMV-së.
Ata ishin kapur nga policia për kontroll kufitar, derisa po lëviznin me veturën “Dacia Duster”, me tabela të huaja.
“Pas urdhrit të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep, u krye bastisje në shtëpinë ku po qëndronin tre personat, ku u gjet një kuti metali në të cilën kishte 20 monedha të vjetra”, njoftuan nga Policia, duke sqaruar se ato po mbahen në stacionin policor në Prilep.