Fetai takon Demirin: Vrapçishtit i duhet njeri që e njeh realitetin dhe merr vendime me ndërgjegje

Zv.kryeministri Arben Fetai sot nga Vrapçishti deklaroi se beson në politika lokale që ndërtohen mbi përgjegjësi dhe integritet, e jo mbi premtime boshe. Gjatë vizitës, Fetai u takua me Zulhajrat The post Fetai takon Demirin: Vrapçishtit i duhet njeri që e njeh realitetin dhe merr vendime me ndërgjegje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 28, 2025 - 00:00
 0
Fetai takon Demirin: Vrapçishtit i duhet njeri që e njeh realitetin dhe merr vendime me ndërgjegje

Zv.kryeministri Arben Fetai sot nga Vrapçishti deklaroi se beson në politika lokale që ndërtohen mbi përgjegjësi dhe integritet, e jo mbi premtime boshe. Gjatë vizitës, Fetai u takua me Zulhajrat Demirin, kandidatin e pavarur që mbështetet nga VLEN.

Ai theksoi se mbështetja për Demirin është një zgjedhje e vetëdijshme, duke vlerësuar se Vrapçishti ecën përpara kur përfaqësohet nga një njeri që e njeh realitetin në terren, merr vendime me ndërgjegje dhe jep llogari për çdo hap me transparencë të plotë.

“Vrapçishtit i duhet një përfaqësim i tillë – i ndershëm, i përgjegjshëm dhe i lidhur me nevojat reale të qytetarëve,” u shpreh Fetai.

Ndryshe, më 11 janar në Vrapçisht dhe Gostivar do të zhvillohen sërish zgjedhjet lokale, pas mosarritjes së censusit të nevojshëm në procesin e mëparshëm zgjedhor. Gazeta Flaka

The post Fetai takon Demirin: Vrapçishtit i duhet njeri që e njeh realitetin dhe merr vendime me ndërgjegje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .