Dalja në zgjedhje në rritje, proces i qetë në Gostivar dhe Vrapçisht
Procesi zgjedhor në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit po zhvillohet i qetë dhe pa parregullsi. Deri në orën 17:00, në Gostivar kanë votuar 25.23 për qind e votuesve, përkatësisht 20.887 The post Dalja në zgjedhje në rritje, proces i qetë në Gostivar dhe Vrapçisht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Procesi zgjedhor në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit po zhvillohet i qetë dhe pa parregullsi. Deri në orën 17:00, në Gostivar kanë votuar 25.23 për qind e votuesve, përkatësisht 20.887 qytetarë, ndërsa në Vrapçisht pjesëmarrja ka arritur në 30 për qind ose 8.184 votues, transmeton Gazeta Flaka
Nga Komisionet Komunale Zgjedhore bëjnë të ditur se dalja në orët e paradites ka qenë më e ulët, kryesisht për shkak të kushteve atmosferike, por gjatë pasdites është vërejtur rritje e interesimit të qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës.
Në asnjë nga dy komunat nuk janë raportuar probleme serioze, ndërsa autoritetet presin që pjesëmarrja të rritet deri në mbylljen e vendvotimeve.
Edhe kandidatët në garë kanë deklaruar se vendimi final u takon qytetarëve, duke theksuar se zgjedhjet duhet të nxjerrin fituesin që ofron më të mirën për komunat në katër vitet e ardhshme. Gazeta Flaka
The post Dalja në zgjedhje në rritje, proces i qetë në Gostivar dhe Vrapçisht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .