Fetaji do të jetë rektori i ri i Universitetit “Nënë Terezë” në Shkup
Universiteti “Nëna Terezë” sot ka zhvilluar procesin zgjedhor për zgjedhjen e rektorit të ardhshëm, ku në garë ishin dy kandidat, Blerim Saiti dhe Bekim Fetaji, transmeton Portalb.mk. “Dy kandidatët për postin e rektorit, Prof. dr. Bekim Fetaji dhe Prof. dr. Blerim Saiti, morën pjesë në një garë të barabartë dhe transparente, duke respektuar të gjitha […]


Universiteti “Nëna Terezë” sot ka zhvilluar procesin zgjedhor për zgjedhjen e rektorit të ardhshëm, ku në garë ishin dy kandidat, Blerim Saiti dhe Bekim Fetaji, transmeton Portalb.mk.
“Dy kandidatët për postin e rektorit, Prof. dr. Bekim Fetaji dhe Prof. dr. Blerim Saiti, morën pjesë në një garë të barabartë dhe transparente, duke respektuar të gjitha rregullat e arsimit të lartë dhe statutin e UNT-së”, njoftoi UNT-ja.
Në lidhje me procesin zgjedhor, Komisioni Qendror Zgjedhor pranë UNT-së falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor për angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar.
Raportohet se pas numërimit të votave, Bekim Fetaji ka marrë më shumë vota se kundërkandidati. Ai pritet të hënë zyrtarisht të marrë mandatin.
Ndryshe, Bekim Fetaji do të jetë kandidati i tretë i Universitetit “Nënë Tereza”, pasi para tij ishte Izet Zeqiri dhe Aziz Pollozhani.
Fetaji më herët në Universitetin “Nëna Terezë” ka qenë rektor. Ai vjen nga shkencat e informatikës. Studimet e doktoraturës për shkenca teknike dhe kompjuterike i ka ndjekur në Austri në Univeristetin e Grazit, ndërsa ato master për shkenca kompjuterike në Britani në Universitetin e Oksfordit. Paraprakisht kishte diplomuar në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup.