RMV, Gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e Jahoskit, por vendosi t’i merret pasaporta

Propozimi i prokurorit publik për përcaktimin e masës së paraburgimit për njërin nga të akuzuarit në lëndën për keqpërdorimin e derivateve të naftës, u refuzua nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Informojmë se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, ashtu që për katër të dyshuarit është […]

Mars 12, 2025 - 20:00
 0  4
RMV, Gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e Jahoskit, por vendosi t’i merret pasaporta
Policia e Burgut e RMV-së. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Propozimi i prokurorit publik për përcaktimin e masës së paraburgimit për njërin nga të akuzuarit në lëndën për keqpërdorimin e derivateve të naftës, u refuzua nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, ashtu që për katër të dyshuarit është pranuar propozimi i prokurorisë dhe është caktuar masa e paraburgimit”, sqaroi Prokuroria.

Gjykata nuk ka pranuar vetëm masën e paraburgimit për Asmir Jahoskin, por ka vlerësuar se atij duhet t’i merret dokumenti i udhëtimit, si një masë sigurie.

“Për njërin person të dyshuar për kryerjen e veprës penale Shpëlarje parave, propozimi për përcaktimin e masës së paraburgimit nuk është pranuar dhe është përcaktuar masa e paraburgimit shtëpiak”, raportoi Prokuroria.

Gjykata kishte vlerësuar arsyet subjektive të të dyshuarit, si ajo se është kujdestar i katër fëmijëve, tre prej të cilëve janë të mitur. Në arsyetim është theksuar edhe ajo se ky është pronar i kompanisë me shumë të punësuar dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Ndryshe, gjyqtari në procedurë paraprake dje ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Ratko Kapushevskin, drejtor i përgjithshëm i kompanisë RKM për tregti me energji dhe derivatet e naftës dhe dy personave të tjerë të përfshirë në hetimin për blerjen e mazutit për TC “Negotinë”.

Më 11 mars, Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar hetim ndaj 13 personave dhe një subjekti juridik në lidhje me kontrabandën me derivatet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë rast, në Shkup, Veles dhe Kërçovë janë arrestuan 11 persona, mes tyre edhe ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputet të BDI-së, Ismail Jahoskit, Armir Jahoski, si dhe ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar sepse është i dyshuar edhe në rastin “Aditiv”.