Forumi Rinor i AKI-it hapi shtabin zgjedhor në Gostivar: Rinia në qendër të fitores

Me pjesëmarrjen e qindra të rinjve dhe aktivistëve, Forumi Rinor i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në Gostivar për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ngjarja u The post Forumi Rinor i AKI-it hapi shtabin zgjedhor në Gostivar: Rinia në qendër të fitores appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 22, 2025 - 14:30
 0
Forumi Rinor i AKI-it hapi shtabin zgjedhor në Gostivar: Rinia në qendër të fitores

Me pjesëmarrjen e qindra të rinjve dhe aktivistëve, Forumi Rinor i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në Gostivar për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ngjarja u zhvillua nën moton domethënëse “Bashkë për Rininë, Gostivarin, Valbonin dhe Valdetin”, duke vendosur rininë në qendër të këtij procesi zgjedhor.

Në fjalën e tij, kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe njëherësh kandidati i koalicionit AKI për një mandat të ri, Valbon Limani, theksoi se këto zgjedhje nuk janë vetëm për një mandat lokal, por për të ardhmen e shqiptarëve dhe për një mesazh të qartë të qëndrueshmërisë kombëtare. Ai nënvizoi rolin e rinisë, duke theksuar se gjysma e listës së këshilltarëve përbëhet nga të rinj që do të jenë zëri i qytetarëve në Këshillin Komunal.

Ndërkaq, bartësi i listës për Këshillin Komunal, Valdet Xhaferi, i cilësoi këto zgjedhje si një moment historik për shqiptarët, duke theksuar se rinia është tashmja dhe jo vetëm e ardhmja. Ai premtoi ide inovative dhe një përfaqësim më të afërt me qytetarët.

Ngjarja u fuqizua edhe më shumë nga pjesëmarrja e liderit të Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, i cili u shpreh i bindur se Gostivari do të fitohet që në raundin e parë, duke vlerësuar figurat e reja që do ta udhëheqin qytetin. Po ashtu, deputeti i AKI-së, Talat Xhaferi, e lidhi këtë proces me zhvillimet në nivel qendror, duke e cilësuar fitoren lokale si një paralajmërim për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Me këtë mobilizim, Forumi Rinor i AKI-së konfirmoi rolin e vet si një shtyllë kyçe e angazhimit qytetar dhe politik, duke dëshmuar se rinia e Gostivarit është gati të marrë përgjegjësinë për ndryshimin dhe zhvillimin demokratik të komunës. Flaka

The post Forumi Rinor i AKI-it hapi shtabin zgjedhor në Gostivar: Rinia në qendër të fitores appeared first on Flaka, në çdo lajm... .