Freski në disa degë të BDI-së, njihuni me kryetarët e ri
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar opinionin publik se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, ka emëruar tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit The post Freski në disa degë të BDI-së, njihuni me kryetarët e ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar opinionin publik se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, ka emëruar tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave partiake.
Sipas njoftimit, Butrint Sela është emëruar kryetar i Degës së BDI-së në Dibër, Muharrem Asani kryetar i Degës në Butel, ndërsa Arkin Jahiji kryetar i Degës së BDI-së në Bërvenicë.
Këto emërime janë pjesë e pakos së dytë të emërimeve të kryetarëve të degëve brenda një jave, pas emërimeve të mëparshme të realizuara në degët e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës dhe Çairit.
Nga BDI theksojnë se procesi i riorganizimit po vazhdon me qëllim konsolidimin e strukturave partiake dhe forcimin e prezencës në terren.
The post Freski në disa degë të BDI-së, njihuni me kryetarët e ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .